Në bazë të skemës organizative në fuqi dhe nevojës për plotësimin e vendeve të lira të punës në Zyrën Ligjore, BM GROUP SH.P.K. më datë 08.08.2022 shpall vende të lira pune:
Pozicioni i punës: Zyrtar/e Ligjor/e (2 Vende)
Lokacioni: Prishtinë
PËRGJEGJËSITË KRYESORE:
- Ofron këshilla ligjore për të gjitha çështjet e kërkuara brenda departamentit duke përfshirë edhe kërkesat nga departamentet tjera;
- Harton marrëveshje/kontrata dhe çështje tjera sipas nevojave të kompanisë në bashkëpunim me departamentet tjera;
- Përpilon padi, përgjigje në padi, propozime, kallëzime penale, ankesa, përgjigje ndaj ankesave si dhe çështje tjera sipas nevojës;
- Paraqitet në Gjykata si përfaqësues dhe mbron lëndët e Kompanisë;
- Bashkëpunon me departamentet e Kompanisë për të ndihmuar në realizimin e projekteve të ndryshme;
- Kryen hulumtime dhe drafte, përkatësisht opinione ligjore, memorandume, përmbledhje mbi çështje të ndryshme sipas mënyrës dhe kohës së kërkuar;
- Rishikon dokumentet ekzistuese të Kompanisë, siç janë: Politikat dhe Procedurat, rregulloret e ndryshme, marrëveshjet, etj, me qëllim të përmirësimit dhe mbrojtjes së interesave të Kompanisë si dhe harmonizimin e të njëjtave me rregulloret dhe ligjet në fuqi;
- Performon vazhdimisht edhe detyra të tjera të kërkuara varësisht nga nevojat e Kompanisë.
- Kualifikim Universitar, Fakulteti Juridik;
- Preferohet provimi i Jurisprudencës;
- Minimum 2 vite eksperiencë pune në fushën Ligjore;
- Njohuri të shkëlqyeshme të sistemit ligjor dhe ligjeve të Kosovës;
- Njohja e gjuhës Angleze është përparësi por jo e domosdoshme;
- Aftësi të shkëlqyeshme të paketës së MS Office;
- Kategoria B e vozitjes është e domosdoshme;
- Aftësi të mira të vendimmarrjes dhe aftësi për të vlerësuar rrezikun;
- Të jetë person bashkëpunues, pozitiv dhe i hapur për punë ekipore.
SI TË APLIKONI
Ju mund te dërgoni aplikimin tuaj përmes adresës sonë të e-mailit: info@bmgroup-rks.com duke bashkangjitur dokumentet e mëposhtme:
- CV,
- Diplomën e kualifikimit,
- Certifikatën e provimit të Jurisprudencës (nëse keni),
- Dëshmi nga përvoja e punës,
- Letër reference,
- Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata,
- Certifikatat e trajnimeve të ndjekura (nëse keni),
Aplikimi është i hapur deri më datë: 15.08.2022, në ora 14:00.
SHËNIME ME RËNDËSI:
Aplikimet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikimet e mangëta refuzohen.
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe që përzgjidhen në listën e ngushtë do të kontaktohen.