Vende të lira pune – Bachelor i Ndërtimtarisë/Infrastrukturës (2 Vende)

Në bazë të skemës organizative në fuqi dhe nevojës për plotësimin e vendeve të lira të punës në Sektorin e Ndërtimit, BM GROUP SH.P.K. më datë 08.08.2022 shpall vende të lira pune:

Pozicioni i punës: Bachelor i Ndërtimtarisë/Infrastrukturës (2 Vende)

Lokacioni: Prishtinë

PËRGJEGJËSITË KRYESORE:

  • Kontroll i vazhdueshëm në ecurinë e zhvillimit të projektit.
  • Zhvillimin e të gjitha aktiviteteve të inxhinierisë, në përputhje të plotë me rregulloren dhe detyrat e punës.
  • Ndjek grafikun e punimeve, i dorëzon të dhënat (raporton) e nevojshme për të bërë rishikimet dhe njofton për aktivitetet e vonuara.
  • Bën organizimin dhe kryerjen e të gjitha obligimeve që kanë të bëjnë me sektorin e ndërtimit dhe infrastrukturës.
  • Ndjek të gjitha aktivitetet e punës nëpër punishte (mbikëqyrje profesionale).
  • Përgatitje e detaleve dhe skicave.
  • Përgatitje e paramasave dhe parallogarive për projekte.
  • Është përgjegjës për të gjithë dokumentacionin tekniko-ligjor në projekt.

Kushtet e kërkuara për pozitën: Inxhinierë të ndërtimtarisë

  • Diploma e fakultetit të ndërtimtarisë/Bachelor se paku.
  • Përvojë pune paraprake e ngjashme min. 2 vite.
  • Njohja e mirë e MS Office, AutoCAD-it (Autocad, Civil 3D), ArmCad, Tower.
  • Të ketë gatishmëri të punojë edhe jashtë orarit të punës sipas nevojës.
  • Njohuri të shkëlqyeshme të sistemit ligjor dhe ligjeve të Kosovës.
  • Njohja e gjuhës Angleze është përparësi por jo e domosdoshme.
  • Aftësi të shkëlqyeshme të paketës së MS Office.
  • Kategoria B e vozitjes është e domosdoshme.
  • Aftësi të mira të vendimmarrjes dhe aftësi për të menaxhuar.
  • Të jetë person bashkëpunues, pozitiv dhe i hapur për punë ekipore.

SI TË APLIKONI

Ju mund te dërgoni aplikimin tuaj përmes adresës sonë të e-mailit: info@bmgroup-rks.com duke bashkangjitur dokumentet e mëposhtme:

  • CV
  • Diplomën e kualifikimit,
  • Dëshmi nga përvoja e punës,
  • Letër reference,
  • Certifikatat e trajnimeve të ndjekura (nëse keni),

Aplikimi është i hapur deri më datë: 15.08.2022, në ora 14:00.

SHËNIME ME RËNDËSI:

Aplikimet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikimet e mangëta refuzohen.

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe që përzgjidhen në listën e ngushtë do të kontaktohen.

2022-08-08T08:28:48+00:00