Vende të lira pune – Kalkulant/e

Vende të lira pune – Kalkulant/e

BM GROUP SH.P.K

Pozita: Kalkulant/e
Lokacioni: Prishtinë
Numri i pozitave:  2

Detyrat e punës:

  • Regjistron faturat e blerjes së mallit në sistem dhe barazon faturat financiarisht ;
  • Regjistron faturat e kthimeve të mallit;
  • Regjistron lejimet nga furnitorët
  • Regjistron artikujt e rinjë
  • Regjistron furnitorët e rinjë
  • Kalkulon çmimet e mallrave dhe mbanë përgjegjësi për kalkulim të saktë të faturave
  • Kontrollon dhe regjistron faturat interne të lëvizjeve të mallit
  • Monitoron çmimet e blerjes dhe raporton për ndryshimet
  • Mirëmban dhe arkivon faturat e shitjeve, blerjeve, kalkulimeve, transfereve dhe fletdërgesave.
  • Monitoron dhe merr pjesë në proces të regjistrimit periodik të mallit
  • Kontrollon dhe raporton në baza të rregullta periodike sipas kërkesave të mbikëqyrësit dhe organizimit të proceseve të punës.
  • Detyra tjera te përcaktuar nga punëdhënësi.

Aftësitë / Kualifikimet / Përvoja

  • Diplomë Universitare në Kontabilitet, Banka dhe Financa ose disiplina të tjera relevante;
  • Pervoja e punës si kalkulant/e është përparsi
  • Preferohet njohja e programeve të kontabilitetit/financave
  • Njohuri të mira të punës me kompjuter, njohuri të pakos Microsoft Office
  • Aftësi për të mbajtur nivel të lartë të konfidencialitetit
  • Aftësi të mira komunikuse
  • Te jetë i/e aftë të punojë në grup si dhe punë individuale

Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (CV dhe referencat në adresën info@bmgroup-rks.com ).

Afati për aplikim deri më 20.01.2022. Ju njoftojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

2022-01-07T14:10:46+00:00